Liverpool do të udhëtojë në “Estadio de la Ceramica” për t’u përballur me Villarreal në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, takim që do të nis nga ora 21:00.
Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione, pasi të besuarit e Unay Emery do të tentojnë suprizën ndaj “The Reds” , me takimin e parë që është mbyllur në favor të skuadrës angleze.
Skuadra spanjolle do të ketë disa mungesa në këtë përballje pasi, Alberto Moreno dhe Raul Albiol ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa Gerard Moreno me gjasa do e nisë nga stoli, kurse Danjuma është në pikëpyetje.
Nga krahu tjetër Liverpool ka vetëm shqetësimin e Roberto Firmino, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është “OK”. Disa prej tyre madje pushuan në kampionat kundër Newcastle dhe janë gati për sonte.
Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Capoue, Coquelin, Parejo; Lo Celso; Chukëueze, Dia
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz.