Liverpool është i interesuar për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.
Drejtori sportiv te Monaco, Paul Mitchell, ka vlerësuar në superlativ Tchouamenin.
“Ai është një mesfushor i kompletuar, shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht, ai më kujton Steven Gerrard. Ai tashmë është një top lojtar edhe pse është vetëm 22 vjeç", ka thënë Mitchell.
Afrimi i Tchouamen te Liverpool do të vinte në një moment të duhur.
James Milnerit i skadon kontrata këtë verë, ndërsa Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë gati të hyjnë në 12 muajt e fundit të marrëveshjeve të tyre me Liverpool.