Tre maj 2016 dhe fitorja e Fadil Vokrrit ndaj Serbisë! Dejan Saviçeviqi kundër Kosovës...

Futboll

Tre maj 2016 dhe fitorja e Fadil Vokrrit ndaj Serbisë! Dejan Saviçeviqi kundër Kosovës...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2022 Në ora: 14:09
Tre maj 2016 dhe fitorja e Fadil Vokrrit ndaj Serbisë! Dejan Saviçeviqi kundër Kosovës...

Sa herë që përmendet emri Fadil Vokrri të çdo dashamirë jo vetëm i futbollit dhe i sportit në Kosovë, çdo njërin e kaplojnë emocionet!

Koha e Vokrrit! Legjenda jonë! I papërsëritshmi! Një emër që sot i mungon futbollit të Kosovës dhe shqiptar me prezencën e tij, por veprat e tij gjithmonë do të janë në piedestalin më të lartë, veprat e tij sot çdo kë e bëjnë të ndihet sikur në qiellin e shtatë.

Vokrri modest por emër i madh!     

Gjeneratat e vjetra jetuan me lojërat e tij, u kënaqen e u mburren në çdo kohë, sidomos në vitet e 80-ta, festonin fitoret e Prishtinës së gjeneratës së artë në ligën e parë ish jugosllave.

Edhe Kosova e kishte Maradonën apo Messin e vet në vitet e 80-ta. 

Një lojtar brilant, i papërsëritshmi dhe njeriu i historive! Sot gjeneratat e vjetra qajnë për kohën e tij, për lojërat e tij.
Fadil Vokrri, njeriu i historive, pak fjalë, i qetë, modest por me vepra të mëdha.

Me 3 maj të vitit 2016 theu akullin një herë e përgjithmonë, Federata e Futbollit e Kosovës, u pranua në UEFA. Në Budapest nuk munguan jo vetëm lotët por edhe vaj i gëzimit, sepse Kosova për herë të parë në histori do të garojë e barabartë si të gjitha Kombëtaret dhe klubet e shteteve të tjera.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e 55-të të UEFA-s në Budapest Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota.

Fadil Vokrri i madh me bashkëpunëtorët e tij, jetësoj ëndrrën e futbollistëve të Kosovës, trajnerëve, gjyqtarëve, tifozëve, donatorëve, për sakrificën që bënë për futbollin e Kosovës, sidomos në vitet e 90-ta, që e mbajtën gjallë futbollin dhe i rezistuan regjimit serb.

Edhe një çudi nuk mungoi në atë Kongres! Dejan Saviçeviq u rreshtua nga ana e Federatës së Futbollit të Serbisë dhe votoi kundër Kosovës!  

Dejan Saviçeviqi,  kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, kishte bërë një veprim të paprecedent para 6 viteve sepse votoi kundër pranimit në UEFA të Federatës së Futbollit të Kosovës!

Ai votoi kundër por nuk mjaftoi që ta ndalte procesin e pranimit të Kosovës në UEFA, vetëm sa u korit me 3 maji të vitit 2016! Pas 3 viteve, për ata që veproi e tradhtuan, e tradhtuan serbët.

Me 9 qershor të vitit 2018, Vokrri ikë papritmas në botën tjetër. Ikë papritur, ndërron jetë.

Pasi kreu të gjitha, e futi Kosovën në UEFA e FIFA, vendosi të ikë papritur në botën tjetër. Sot data e 3 majit 2016, është datë historike për futbollin e Kosovës: Tre maj dhe fitorja e Fadil Vokrrit ndaj Serbisë, ndaj propagandës serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat