Mbyllet me sherr ndeshja

Futboll

Mbyllet me sherr ndeshja

Më: 3 maj 2022 Në ora: 14:31
Mbyllet me sherr ndeshja

Manchester United fitoi 3-0 përballë Brentfordit ditën e djeshme në Premier League, rezultat ky qe e pozicionoi skuadrën e djajve në vendin e 6-të, ndërsa për sezonin e ardhshëm nuk është kualifikuar në Champions League.

Por përbëra se të zhvillohet kjo sfidë, tifozët e skuadrës vendase kanë sulmuar tifozët miq, teksa të dyja palët më pas janë përfshirë në një sherr

Kjo ishte ndeshja e fundit e United në shtëpi këtë sezon dhe më shumë protesta kundër familjes Glazer, që zotëron klubin, ishin planifikuar për ndeshjen, por përplasja filloi më herët, kur disa tifozë vendas u vërsulën drejt hyrjes së vizitorëve.

Sipas “Daily Mail”, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme, me tifozët e United që bërtisnin ofendime të ndryshme ndaj Glazers, gjë që tregon se zhgënjimi ndaj klubit përfundoi duke u drejtuar ndaj mbështetësve të kundërshtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat