Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës 1991-1996, Ajet Shosholli, trajner i trajnerëve, tha se sot është një datë historike e futbollit të Kosovës, 6 vjetori i pranimit të FFK-së në UEFA.
Shosholli tha se mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për pranim në UEFA.
“Për gjithë komunitetin futbollistik të Kosovës, urime gjashtë vjetori i pranimit te futbollit të Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit Evropjan - UEFA.
Mirënjohje dhe lëvdata për të gjithë ata që kontribuan për pranim në këtë instancë të lartë futbollistike, duke filluar prej shumë gjeneratave kohore me theks të veçantë për gjeneratën e sakrificës të vitit ( 1991 - 1999 )”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.