Kukësi-Partizani është supersfida e javës së 32-të të Abissnet Superiore, me dy skuadrat që kërkojnë Europën, ndërsa janë me pikë të barabarta, me kryeqytetasit që renditen në vend të tretë, teksa “verilindorët” qëndrojnë një pozicion më poshtë.
Kukësi do të luajë kështu takimin e dytë në “Kukës Arena”, pas atij me Laçin që u mbyll me barazim pa gola.
Sfidën e vetme të Superiores që do të luhet këtë të mërkurë dhe që nis në orën 16:45 do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Supersport 3”, ndërsa tashmë trajnerët Longo dhe Mehmeti kanë zgjedhur edhe formacionet me të cilët do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pellumbi, Ndreca, Faijao, Gj. Taipi, de Lucas, Sh. Taipi, Milunovic, Basa.
Trajner: Diego Longo
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, H. Marku, Cara, Skuka, Stenio.
Trajner: Dritan Mehmeti
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistentë: Denis Rexha, Elvis Gjoka.
Arbitër i katërt: Blerim Ziri
VAR: Olsion Yzeiraj
AVAR: Rejdi Zajimi.