Gjenerata e Prishtinës ka lënë gjurmë në futbollin ish jugosllav pikërisht në vitet e 80-ta.
Prishtina për pesë vite ka qenë anëtare e asaj lige të shtetit që nuk ekziston më.
Një fotografi e rrallë e legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/03/auto_Capture1651598285.jpg)
Kapiteni Vokrri duke u përshëndetur me kapitenin e Zvezdës Millosh Shestiqin në vitin 1984
Me 28 prill të vitit 1984, Prishtina si vendas luajti baras (1:1) me Cërvena Zvezdën e Beogradit.
Në stadiumin në Prishtinë kanë qenë të pranishëm mbi 30 mijë shikues.
Një foto që u publikua në atëkohë në sportin e gazetës “Rilindja”, shihet kapiteni Vokrri duke u përshëndetur me kapitenin e Zvezdës Millosh Shestiqin.