Shqipëria U-15 mundet nga Bosnja në ndeshjen e parë

Futboll

Shqipëria U-15 mundet nga Bosnja në ndeshjen e parë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 22:25
Shqipëria U-15 mundet nga Bosnja në ndeshjen e parë

Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama ka zhvilluar pasditen e sotme ndeshjen e parë të turneut “Josip Katalinski Skija” ndaj Bosnje – Hercegovinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “FK Famos Hrasnica”, përfaqësuesja kuqezi është mundur me rezultatin 4-1.

Trajneri shqiptar e nisi sfidën me këtë formacion: Mandreu, Kurti, çekrezi, Agolli, Gjoshi, Gavelli, Shehi, Mbriçe, Begolli, Mihana, Sulo.

Pavarësisht rezultatit negativ, kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje të mirë, me një lojë të bukur dhe me disa raste të krijuara, por nuk arritën të godisnin saktë në rrjetën kundërshtare. Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Emiliano Mihana.

Dama aktivizoi në pjesën e dytë edhe tetë lojtarë të tjerë: Prifti, Ndoj, Volumi, Gjika, Boriçi, Shkëmbi, Nela, Myrtaj.

Për trajnerin kuqezi, ky test i parë real për këtë vit ishte mjaft pozitiv, teksa pati mundësi të ndiqte nga afër futbollistët e vegjël që treguan vlerat dhe cilësitë e tyre në lojë, teksa duhet theksuar se pjesa më e madhe e tyre kanë veshur për herë të parë fanellën kuqezi në këtë ndeshje.

Ditën e enjte, më 4 maj do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera për vendin e parë dhe vendin e tretë, ku Shqipëria U-15 do të luajë me humbësen e ndeshjes tjetër të turneut që do të luhet mes ekipit më të mirë të Sarajevës dhe ekipit më të mirë të Beogradit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat