Dardanët U16 triumfojnë ndaj Hondurasit! Abazi: Tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur

Futboll

Dardanët U16 triumfojnë ndaj Hondurasit! Abazi: Tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:51
Dardanët U16 triumfojnë ndaj Hondurasit! Abazi: Tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shkup.

Të përzgjedhurit e Arsim Abazit kanë fituar në duel me Hondurasin, me rezultat 2:0. Golat për Dardanët e rinj i shënuan Medin Gashi dhe Fatjon Mulaj.

Në këtë turne Abazi ka në dispozicion 16 futbollistë nga klubet vendore dhe 4 futbollistë nga klubet evropiane.

Krahas Kosovës dhe Hondurasit në turne po marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Taxhikistani.

Përzgjedhësi Abazi u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur në ndeshjen e sotme, por theksoi se vërehet se tek futbollistët vendorë ka ngecje në përgatitjen fizike. ]

“Kjo është një fitore e rëndësishme për t’i dhënë motivë futbollistëve tanë.

Duke pasur parasysh se ky grup i futbollistëve është së bashku për herë të parë, atëherë mund të jemi të kënaqur. Megjithatë, shihet se tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur.

Në pjesën e parë luajtëm më dobët, derisa në të dytën u vërejt angazhimi dhe dëshira e futbollistëve për të fituar”, ka thënë Abazi.

Ndeshjen e radhës Kosova do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut më 5 maj, derisa në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, me 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat