Pogba e vendos

Futboll

Pogba e vendos

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:18
Pogba e vendos

Ka disa kohë që Paul Pogba nuk e ka më mendjen te Manchester United, klub me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor. Gjashtë vitet që kaloi te “Djajtë e Kuq” mund të konsiderohen si zhgënjyese për mesfushorin.

I lirë për të negociuar me kë dëshiron vetë ai, francezi dëshiron të kthehet në shtëpi dhe të luajë për Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga mediet britanike, lojtari u ka thënë njerëzve të afërt se preference e tij për të ardhmen është skuadra pariziene.

Largimi i mundshëm i Paredes nga PSG-ja, hap dyert parizienëve për 29-vjeçarin, pasi e ka të nevojshme përforcimin në mesfushë dhe Pogba prej kohësh ka qenë një nga të preferuarit e këtij klub.

Megjithatë, tashmë duke ditur dëmtimet që francezi ka pasur së fundmi, ato bëhen një pengesë për të pasi skuadrës së Pochettinos i duhen lojtarë produktiv më shumë se emra të mëdhenj, pasi është e mbushur plot “yje”, por pavarësisht kësaj ecuria në Champions League ishte shumë zhgënjyese, ku u eliminua që në raundin e 1/16-ave nga Real Madridi.

Paul Pogba luajti minutat e tij të fundit me fanellën e Manchester United në ndeshjen e 19 prillit kundër Liverpool, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka luajtur në 20 ndeshje të Premier League dhe në to ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 9 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat