Nara: Do të arrija suksese edhe e vetme

Futboll

Nara: Do të arrija suksese edhe e vetme

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:28
Nara: Do të arrija suksese edhe e vetme

Wanda Nara është e njohur më shumë për fotografitë e saj hot në rrjetet sociale, por edhe për faktin se është grua/menaxhere e Mauro Icardit.

Mirëpo, përveç thashethemeve, ka edhe më shumë, pasi që duhet pranuar se ajo është e njohur edhe për krijimin e një perandorie në sektorin e veshjeve.

Ajo e ka dhënë një intervistë për revistën “Gente”, ku ka folur për karrierën e saj, të cilën e kishte nisur si një “showgirl” në Argjentinë, ku kishte marrë pjesë në disa “reality”, që e kishin bërë ë famshme në krejt Amerikën e Jugut.

Në vitin 2008 ishte martuar me Maxi Lopez, por pesë vjet më pas e kishte lënë atë (këtë histori e dinë të gjithë) për t’u martuar me bashkëlojtarin e tij tek Sampdoria, Mauro Icardi dhe më pas ishte bëë menaxhere e tij.

Në vitet e fundit i ka fituar milionat duke e transferuar Icardin në Paris Saint-Germain nga Interi dhe nga vazhdimi i kontratës së sulmuesit argjentinas.

Në vitin 2014, çifti Wanda-Icardi e kishte themeluar shoqërinë Ëorld Marketing Football Srl, e cila i fitoi 3,2 milionë euro për dy vjet, 2015/17.

Ajo nuk është ndalur me kaq.

Në shkurt 2021 e ka lansuar brendin e saj të “make-up”, “Wanda Nara Cosmetics”, ndërsa në vitin 2022 e ka lansuar linjën e veshjeve të brendshme të quajtur “Wanda Swim”.

E në intervistë, bukuroshja argjentinase thotë se sukseset do t’i arrinte edhe vetë, pa qenë e përfshirë në lidhje me futbollistët e famshëm.

“Ajo që të ndihmon më së shumti kur dëshiron ta shesësh një markë është besueshmëria që e ke. Për mua, kjo funksionon. Unë përdor ato që i shes. Sekreti më i madh është të jeni realistë. Nuk mund të shes diçka që nuk më identifikon, këtë e vërejnë njerëzit. E kërkoj pozitivitetin për gjithçka dhe kudo. Me instrumentet që i kam pasur, kam realizuar shumë”, deklaroi fillimisht 35 vjeçarja.

“Ndër të tjera, ndiej se, edhe nëse nuk do t’i kisha të gjitha këto, do të isha megjithatë një person i suksesshëm, madje edhe duke e krijuar një rrjet. Nga ato që mi ka ofruar jeta, ndiej se do të kisha sukses.

Unë jam një stratege e guximshme, me intuitë, guxim dhe ndjeshmëri për biznesin. Mamaja ime Nora ishte tregtare dhe babai Andrés e kishte firmë me më shumë se 40 makina. Jam rritur duke dëgjuar negociata, shitje, persona që kërkonin zbritje”, përfundoi Wanda Nara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat