Kroos: E dija që Manchester United kishte interes për mua...

Futboll

Kroos: E dija që Manchester United kishte interes për mua...

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:37
Kroos: E dija që Manchester United kishte interes për mua

Prej vitit 2014 kur braktisi Bayern Munich, Toni Kroos është shndërruar në një nga lojtarët me më shumë influencë te Real Madrid me gjermanin i cili ka rezultuar vendimtar në titujt e Los Blancos në Europë dhe La Liga.

Mirëpo, historia e 32-vjeçarit mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë pasi trajneri i Manchester United në vitin 2014, David Moyes kishte arritur ta bindte mesfushorin dhe familjen e tij të transferohej në Premier League te Djajtë e Kuq. Por, plani dështoi pasi Moyes u shkarkua dhe Kroos ndryshoi mendim duke zgjedhur Real Madrid.

“E dija që Manchester United kishte interes për mua dhe Moyes e kishte theksuar këtë. Moyes erdhi dhe më takoi në Munich, ishte një pasdite e këndshme ku folëm shumë për planet e Manchester United. Në fakt, Moyes më bindi me idetë e tij dhe u duk sikur kishte një dakordësi mes palëve.

Verbalisht kishim një akord dhe lëvizja e radhës do të ishte të shkoja në Manchester për të diskutuar më në detaje.

Por, plani ndryshoi pas shkarkimit të Moyes dhe unë nuk kisha asnjë marëveshje me drejtuesit e United.

Tani kur shoh pas, diçka që mund ta them me siguri është se në Manchester nuk do të kisha fituar tre herë Champions League-n”, u shpreh Kroos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat