Ylli i merkatos Mino Raiola do të përcillet për në banesën e fundit, vetëm nga të afërmit e tij në një ceremoni intime dhe private.
Kujtojmë se Raiola humbi jetën javën e kaluar në moshën 54-vjeçare, pasi nuk kapërceu një sëmundje në frymëmarrje.
Lajmi është bërë i ditur nga familja e superagjentit ka vendosur që dita, ora dhe vendi, ku do t’i jepet lamtumira e fundit Raiolës nuk do të bëhen publike, gjë që ndjek linjën e konfidencialitetit të dëshiruar nga ai vetë muajt e fundit.
Në këtë mënyrë, Raiola do të shoqërohet nga familjarë dhe miq të ngushtë, mes të cilëve personalitete të botës së futbollit, si dhe ata që ai ka përfaqësuar gjatë këtyre viteve.