Paulo Dybala ka zgjedhur Interin për sezonin e ri.
Sapo sezoni të mbarojë, argjentinasi do të largohet me parametra zero nga Juve dhe do të vishet zikaltër.
Ai është shumë pranë arritjes së akordit me klubin zikaltër, të cilët i kanë vendosur në tavolinë një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitoi 6 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, palët janë takuar javën e shkuar, me përfaqësuesit e Inter të cilët i paraqitën agjentit të Dybala ofertën e tyre zyrtare.
Një rol përcaktues në këtë tratativë pati edhe vetë lojtari, i cili nuk dëshironte të largohej nga Serie A, në mënyrë që të kishte dhe një shans për tu hakmarrë ndaj “Zonjës së Vjetër” që nuk besoi tek aftësitë e tij.
Dybala dhe përfaqësuesit e tij këtë periudhë kanë refuzuar edhe oferta të ndryshme nga ekipe si Man.United dhe Atletico Madrid. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, arritja e marrëveshjes do të zyrtarizohet në përfundim të këtij sezoni, jo të paktën përpara finales së Kupës së Italisë.