Makedonija GP sot (17.00) është mysafir i skuadrës shqiptare nga Çairi, kampionit tashmë të ri Shkupi.
Në qendër të vëmendjes sot pritet të jetë Muharem Bajrami, trajneri i Makedonija GP, i cili edhe vetë vjen nga shkolla e futbollit të skuadrës nga Çairi, për një kohë të shkurtër ishte edhe trajner i skuadrës, ndërsa tani do të luajë kundër ish skuadrës.
“Presim një duel të vështirë ndaj kampionit të ri, të cilit dua t'i uroj titullin.
Po kthehem në karrigen time ku kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime dhe kam vetëm kujtime të mira si lojtar dhe si trajner, por tani me një ngjyrë tjetër dhe sigurisht që jam duke menduar vetëm për triumfin dhe për të vazhduar betejën për të dalë në garat e Conference League.
Edhe një herë e përgëzoj Shkupin për titullin dhe për ndeshjen e sotme i uroj fitoren Makedonija GP”, thotë Bajrami.