Tifozët e klubit të njohur të anglez tallen me shqiptarin e Kosovës

Futboll

Tifozët e klubit të njohur të anglez tallen me shqiptarin e Kosovës

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:28
Tifozët e klubit të njohur të anglez tallen me shqiptarin e Kosovës

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është në kërkim të një klubi të ri për shkak se Norwich City edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier League.

Ai shkoi me bujë të madhe te skuadra angleze, por nuk la shumë gjurmë. Në 28 ndeshje të luajtura në Premier League, Miloti shënoi një gol dhe dha dy asiste.

Për shkak të rënjes nga Premier League, tifozët e Aston Villa-s kanë nisur të tallen në rrjetet sociale me ish-lojtarin e Werder Bremen, që dhe aty ra nga Bundesliga.

“Të kujtohet pse nuk erdhe te ne?” – janë pyetjet e tifozëve. Pra, Miloti gjatë afatit të transferimeve refuzoi skuadrën e Villa Park për shkak se nuk dëshironte të luftonte për mbijetesë. Kurse tani me Norwich-in kanë rënë në Championship.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat