Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, shpërtheu në La Liga pas periudhës së errët që e kaloi në Lazio, ku për një vit e gjysmë i realizoi vetëm dy gola.
Dhe, në ishull po çmenden pas përfaqësuesit të Kosovës, i cili i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim nga janari, derisa është duke u munduar ta ndihmojë ekipin që të mbetet në La Liga.
Mallorca, përmes rrjeteve sociale, e ka bërë një postim mjaft domethënës për 28 vjeçarin, të disatin me radhë për super-heroin e saj.
“Champions League e jona”, ka shkruar klubi spanjoll në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, duke iu referuar rëndësisë që e ka Muriqi për këtë klub.