Çeferin letër urimi presidentit Ademi për 6-vjetorin e anëtarësimit në UEFA 

Futboll

Çeferin letër urimi presidentit Ademi për 6-vjetorin e anëtarësimit në UEFA 

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:30
Çeferin letër urimi presidentit Ademi për 6-vjetorin e anëtarësimit në UEFA 

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin i ka dërguar një letër urimi presidentit Agim Ademi me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të FFK-së në UEFA.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua të falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që është anëtare e vlefshme e familjes evropiane të futbollit.

Keni bërë një rrugë të gjatë në një kohë kaq të shkurtër. Duke e ndjekur vizionin e qartë të cilin e krijoi miku ynë i dashur Fadil Vokrri, FFK-ja e ka përmirësuar në mënyrë strategjike infrastrukturën e futbollit në mbarë vendin, gjë që do të mundësojë lulëzimin e mëtejshëm si të futbollit bazik ashtu edhe atij elitar”, ka shkruar i pari i UEFA-s.

Tutje Çeferin është shprehur i lumtur që sot FFK përfiton nga programet e shkëmbimit të njohurive dhe investon në edukim, e i cili sipas tij do të ndikojë pozitivisht dhe do të frymëzojë suksesin në të gjithë piramidën e futbollit.

“Shumë nga këto projekte u mbështetën nga programi ynë i zhvillimit ‘HatTrick’ dhe jemi të lumtur që ne mund të jemi aty për ju, ndërsa hidhnit hapat e parë në skenën ndërkombëtare.

Të jeni të sigurt se UEFA do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i FFK-së.

Gjithashtu do të doja t’ju falënderoja që na qëndruat pranë në këto kohë të trazuara kur ne kemi mbrojtur me sukses thelbin e vërtetë të futbollit, pavarësisht të gjitha pengesave. Futbolli na lejon të ëndërrojmë shumë. Kombëtarja juaj tashmë ishte në prag të kualifikimit për një turne të madh evropian.

Pra, i dashur Agim, vazhdo të ëndërrosh suksesin dhe puno fort për ta arritur atë. Me pasion të vërtetë dhe përkushtim, gjithçka është e mundur. I uroj federatës suaj të futbollit shumë vite suksese dhe prosperitet si brenda edhe jashtë fushës”, ka shkruar tutje presidenti Çeferin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat