Goditje për Vllazninë!
Vllaznia do të luajë nesër pasdite në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamos, e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.
Klubi shkodran ka marrë një goditje përpara këtij takimi ku Liridon Latifi, i cili është dëmtuar në ndeshjen ndaj Skënderbeut duke pësuar dhe një hematomë.
Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Elvis Plori, i cili do të bëjë pa shërbimet e një ndër lojtarëve kyç të kuqebluve në këtë sfidë deçizive për objektivin Europë.