Alban Hyseni i cili vitet e fundit ka qenë pjesë e stafit të Gjilanit, vetëm një herë ka drejtuar derbin nga pozita e trajnerit.
Hyseni derbin e parë e kishte udhëhequr me 2 maj 2018, vit ku bardhekaltërit ishin shpallur kampion i Kosovës pas 15-të viteve.
Ergon Hyseni në minutën e 34-të kishte elektrizuar Skifterat, ndërsa për rezultatin përfundimtar Gjilani 1-1 Drita, u përkujdes Kastriot Rexha pak para përfundimit të pjesës së parë.
Alban Hyseni pas përfundimit të ndeshje deklaronte.
“Me rezultat nuk jam i kënaqur, derbi luhet për të fituar, në pjesën e parë zhvilluam një lojë mirë ndaj kundërshtarit më të fort në ligë, ka pasur zëra se ndeshja është me marrëveshje por u dëshmua e kundërta, neve nuk na intereson kush bëhet kampion e kush bie nga liga neve na intereson klubi jonë dhe këtë derbi duhet ruajtur edhe në të ardhmen”.
Sot me fillim nga ora 15:00, Alban Hyseni do të jetë i pari i stolit të Gjilanit, duke udhëhequr derbin më të madh në BKT Superligën e Kosovës për herë të dytë në karrierë.