Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tre ndeshje në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës.
Prishtina e cila nuk po kalon momentet më të mira në vitet e fundit, do të përballet me të Feronieklin e cila është larguar nga elita e futbollit kosovar.
Bardhekaltërit nuk janë në pozitë të favorshme, ku rrezikohen maksimalisht për pozitën e Play Out, dallimi mes Drenicës në pozitën e tetë dhe Prishtinës në pozitën e pestë është vetëm dy pikë.
Ndeshja zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 15:00.
Prishtina – Feronikeli 15:00
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Tomasevic, Karabeci, Abazi, Zyba, Cenaj, Hoti, Zeka, Sadam, John.