Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tre ndeshje në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës.
Me fillim nga ora 15:00 në qytetin e Gjilanit do të luhet derbi më i madh në Kosovë, në mes të Gjilanit dhe Dritës, derbi i cili nuk do të ketë praninë e shikuesve në shkallët e stadiumit.
Gjilani pas dy humbjeve është rikthyer te rezultatet pozitive në ndeshjen e fundit në Sami Kelemdi, ku kuqebardhët fituan me rezultat të thellë 0-4, ndërsa Drita nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit, duke humbur në Suharekë ndaj Ballkanit me rezulta 1-0, dhe duke barazuar me Drenicën 1-1 të dielën në Gjilan.
Gjilani pozicionohet në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Drita e cila gjindet në pozitën e tretë tabelare, dy skuadrat kanë siguaruar matematikisht evropën.
Gjilani – Drita 15:00
Formacionet startuese
Gjilani: Koliqi, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini, Kelmendi, Prekazi, Progni.
Drita: Maloku, Islami, Limani, Balde, Blakqori, Bardhoku, Namani, Krasniqi, Ajzeraj, Kryeziu, Simonovski.