Pas incidenteve që ndodhën pak javë më parë në Gjilan, ku ishte sulmuar fizikisht portieri i Ballkanit, dhuna është zhvendosur në Ligën e Tretë të Kosovës, respektivisht në kategorinë e katërt të futbollit të Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Anadrinit dhe Piranës është ndërprerë tek rezultati 1:1..
Në fakt, mysafirët e barazuan rezultatin dhe lojtarët vendës shkuan për të protestuar tek gjyqtari.
Ky i fundit i ndëshkoi dy futbollistë me kartonë të kuq për protesta dhe fyerje, e më pas ata iu vërsulën atij duke e sulmuar fizikisht.
Ngjarje të tilla nuk janë shumë të rralla në Ligën e Tretë të Futbollit, ku vëmendja nuk është shumë e përqendruar.