Ballkani i Therandës edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës, duke iu falënderuar edhe barazimit (0:0) në derbin e madh mes Gjilanit dhe Dritës.
Ballkani udhëheq kreun me 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani edhe tre javë sa kanë mbetur deri në fund.
Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dritës, u karakterizua me lojë të mirë.
Drita pati disa raste të mira, ku duhet veçuar atë të minutës së 31-të, Amir Hajzeraj nga 5-6 metra qëllon tërthorësen e Gjilanit.
Drita është në pozitën e tretë me 57 pikë pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës.