Arbnor Morina edhe për një vit mbetet kryetrajner në klubin e futbollit Ferizaj, anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës.
Morina me punën e tij, me mbështetjen e presidentit të klubit, Lulzim Abazi, arritën qëllimin, që ka rikthejnë Ferizajn në shoqërinë e më të mirëve aty ku e ka vendin.
“Arbnor Morina, trajneri i skuadrës sonë edhe për sezonin 2022/23.
Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt edhe në rangun elitar të futbollit të Kosovës, drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit 2022/23 me mundësi vazhdimi edhe për vitin garues 2023/24.
FC Ferizaj në Superligën e Kosovës do të hyj me objektiva te qarta që vitin garues 2022/23 të stabilizohet në Superligën e Kosovës.
Drejtuesit e klubit i urojnë punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit te tij dhe mbështetje konkrete drejt realizimit të objektivave të përcaktuara per vitin garues 2023/24”, njofton Lulzim Abazi.