Ngjan edhe kjo në futbollin e Kosovës. Gjyqtari i futbollit kërcënon gazetarin sportiv.
Duke iu referuar postimit të gazetarit “Artmotion”, Arlind Sadiku, ai është kërcënuar nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
“Zyrtari i ndeshjes Gjilani - Drita, Mervan Bejtullahu më kërcënoi hapur, para gjyqtarëve dhe shumë zyrtarëve tjerë.
“Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu” mu drejtua Bejtullahu, në cilësinë e gjyqtarit kryesor në VAR.
Krejt kjo ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit, para ndeshjes Gjilani - Drita. Konsideroj që kjo nuk i ka hije futbollit tonë dhe këto dukuri nuk bën të ndodhin më.
Për rastin është njoftuar delegati i ndeshjes dhe policia”, shkruan Sadiku në profilin e tij në facebook.