Prishtina arkëton tre pikë të pritura në duel me Feronikelin e Drenasit, duke e mundur me 5:0, në takimin e javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Fitore e lehtë e Prishtinës, tre pikë që e largojnë edhe më larg zonës së rrezikut.
Golat i realizuan Sadam Sulley (11’, 40’, 53’), Abazi (16’), Oto John (42’).
Feronikeli mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 28-të, Mala përjashtohet me karton të kuq.
Prishtina renditet më vend të pestë me 45 pikë e Feronikeli në fund me 12 sosh.