Dukagjini i Klinës ka fituar në frymën e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Ulpianës së Lipjanit, në takimin e javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Fitore me përmbysje dhe në minutën e 90+2.
Ulpiana avancoi e para por mposhtet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Në minutën e 45-të, Altin Merlaku i Dukagjinit, dështoi nga penalltia.
Në minutën e 77-të, Ulpiana kalon në epërsi, goli nga Shkalla u pranua pas pesë minutave që u rishikua në VAR.
Në minutën e 83-të, Mentor Zhdrella u tregua i saktë nga penalltia dhe barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+2, Jashanica shënon dhe solli festë të rreth 300 shikues në stadium, duke fituar Dukagjini me rezultat 2:1.
Dukagjini është në vend të gjashtë me 45 pikë e Ulpiana në të 9-tin me 24.