Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. La Joya pritet të transferohet tek Interi, ndërsa bardhezinjtë kanë piketuar një tjetër argjentinas në vend të tij.
I preferuari i drejtorit sportive Cherubini, është Angel Di Maria. 34-vjeçari do të largohet me parametra zero nga PSG. Drejtuesit e Juventusit kanë nisur bisedimet e para me agjentit e tij.
Problemi i vetëm lidhjet me pagën, Di Maria përfiton mbi 13 milionë euro në sezon, shumë që klubi italian e ka të pamundur ta paguajë, duke llogaritur edhe moshën e madhe të lojtarit.
Mediet italiane raportojnë se kërkesa e agjentit të Di Maria-s është 7 milionë euro neto në sezon, me “Zonjën” që është gati t’ia paguajë, duke llogaritur që nuk do shpenzojë për kartonin e lojtarit.
Ndërkohë, alternativat e lojtarit të njohur argjentinas janë Nicolo Zaniolo (Roma) dhe David Neres (Shakhtar Donetsk).