Prishtina e cila deri sot ishte kampione aktuale në BKT Superligën e Kosovës, ka uruar skuadrën nga Suhareka për titullin e parë në histori të klubit.
Bardhekaltërit u shpallën vitin e kaluar kampion, ndërsa këtë vit nuk arritën që ta mbronin trofeun më të vlefshëm në futbollin vendor.
“FC Ballkani nga Suhareka është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës për edicionin 2021/22.
FC Prishtina e uron Ballkanin për titullin e parë të fituar në histori të futbollit të Kosovës dhe i dëshiron shumë suksese në garat evropiane” thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.