Fitore e madhe e Struga Trim Lum

Futboll

Fitore e madhe e Struga Trim Lum

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:58
Fitore e madhe e Struga Trim Lum

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 1:0 ndaj Bregallnicës së Shtipit, në takimin e javës së 31-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.   

“FC Struga  ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në ndeshjet si vendas, duke mundur këtë herë Bregallnicën me rezultatin minimal 1:0.

Skuadra jonë gjatë gjithë takimit ishte kundërshtarë më i mirë, duke kërkuar në vazhdimësi golin, i cili erdhi vetëm në minutën e dytë shtesë të takimit.  

Një aksion i ndërprerë i mysafirëve nga Emir Skenderi vijoi me pasimin e Bosançiç në zonën kundërshtare, teksa një devijim i topit nga ana e mbrojtjes mysafire, bëri që Valentin Koçoski të mos falë dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e tij të mposhtë portierin mysafir për rezultat 1:0. 

Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë ndoshta ishim të dëmtuar edhe për një penalti që nuk u akordua nga ana e arbitrit Mlladenovski, ndërsa gjithashtu duhet përmendur edhe rastet e #Abdyl Jahja gjatë pjesës së parë, por edhe goditjen e Nemanja Bosançiç nga distanca gjatë pjesës së dytë, ku kishim edhe disa mundësi tjera, që megjithatë nuk kishin epilogun e duhur. 

Në fund fitore më se e merituar e skuadrës sonë, që me këtë tre pikësh, tashmë arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke u renditur kështu në pozitën e 5-të.

Deri në mbyllje të sezonit 2021/2022 kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro, ku F.C. Struga fillimisht do të luaj ndaj Makedonija GJ.P në transfertë, që në xhiron e fundit në shtëpi të presim ekipin e Shkëndijes”, njofton FC Struga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat