Real spektalolar rrëzon Cityn, tifozi futet në fushë me flamurin shqiptar! 

Futboll

Real spektalolar rrëzon Cityn, tifozi futet në fushë me flamurin shqiptar! 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:39 Përditësuar në ora: 00:20 më 05.05.2022
Real spektalolar rrëzon Cityn, tifozi futet në fushë me flamurin shqiptar! 

Real - Manchester City, ky është lojtar i ndeshjes 

Ndeshje e çmenduar mes Real Madridit e Manchester Cityt, madrilenët fituan pas 120 minutave me rezultat 3:1, duke e përmbysur humbjen e sfidës së parë me 4:3 dhe kualifikohen në finalen e madhe të Champipns League. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:1 por pas vazhdimeve Reali shënoi edhe një herë dhe avancon më tutje.

Karim Benzema është lojtar i ndeshjes, me notën 8.5. Ky vlerësim është nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Rodrygo - autor i dy golave u vlerësua me notën 8.3.

Portieri i Manchester Cityt, Ederson, me notën me të dobët 6.0.

Tifozi me flamurin shqiptar që i solli fat Benzemasë, zbulohet arsyeja e futjes në fushë

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt.

Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Tifozi shqiptar mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special i bomberit francez, teksa mori të gjithë vëmendjen në këtë mbrëmje të magjishme.

Tifozi me flamurin shqiptar shkoi ta përqafonte Benzemanë, teksa më pas u nxori jashtë nga forcat e sigurisë. Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur luhet finalja e madhe?

Të gjithë e presim me padurim finalen e madhe të Champions League në futboll.

Në finale do të ballafaqohen Liverpooli – Real Madrid.

Finale atraktive në Champions League!

Finalja luhet me 28 maj në “Stade de France” në Paris. 

Një finale që pritet me drithërima nga dashamirët e futbollit.

E pabesueshme çfarë ndodh në “Bernabeu”, tifozi hyn në fushë me flamurin shqiptar

Një tifoz me flamurin shqiptar, u fokusua për disa çaste nga regjia qendrore në supersfidën e Champions-it, mes Realit dhe Manchester Cityt në “Bernabeu”.

Teksa nisi të luhej shtesa e parë, tifozi pushtoi fushën, duke valëvitur flamurin kuqezi.

Në këtë moment, regjia e fokusoi kamerën diku tjetër, pasi me rregullore është vendosur, që mos reklamohen ata persona që futen në fushën.

Pas disa sekondash, tifozi me flamurin shqiptar, i cili vrapi drejt Benzemasë, u nxorr nga forcat e sigurisë teksa, ndeshja rifilloi normalisht. Duket se futja e flamurit shqiptar në fushë, i solli fat Realit, që gjeti golin e tretë pak minuta më pas.

Real spektalolar rrëzon Cityn, tifozi futet në fushë me flamurin shqiptar! 

(E plotësuar)  - Real Madridi bën çmendurinë për dy minuta dhe rrëzon Manchester Cityn. Reali pas 120 minutave rrëzon Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3:1.  

Ndeshja deri në minutën e 90-të, ishte 0:1 për Cityn, por dy golat e shpejtë të Rodrygos në minutën e 90+të e 90+1, e shemben Cityn, 2:1. Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, Reali triumfon me 3:1, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e cila u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Real përmbys humbjen e ndeshjes së parë me 4:3 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:5. 

Në finale takohen Liverpool - Real Madrid, e cila luhet me 28 maj në “Stade de France” në Paris. 

Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të vazhdimeve.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Në minutën e 4-të, Karim Benezam godet me kokë mbi portën e Manchester Cityn. Rasti më i mirë i Real Madridit në minutën e 46-të. Futbollisti Vinicius huq atë që nuk huqet, pas një pasimi të artë të Carvajal, ai dërgon topin jashtë, edhe pse ishte pak hapa larg portës. Në minutën e 73-të, Riyad Mahrez nga rreth 12-13 me goditje të fortë shënon në këndin e majtë, 0:1.

Në minutën e 86-të, Joao Cancelo (Manchester City) gati shënoi duke lëshuar një goditje si rrufe, por portieri Thibaut Courtois mezi e ndali.

Në minutën e 90-të, Rodrygo nga afërsia barazon rezultatin 1:1. Nuk vonoi një minutën (90+1’), Asensio harkoi për mrekulli dhe Rodrygo godet fuqishëm me kokë, duke shënuar në këndin e epërm dhe la të shtangur portierin Ederson, 2:1.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Benzema merr topin ë zonë dhe prek para Dias i cili e rrëzon Në minutën e 94-të, Karim Benzema i pagabueshëm nga penalltia, thellon epërsinë në 3:1.  

Real Madridi në finalen e madhe, Manchester City eliminohet.

Real - Manchester City 3:1
Shënues: Rodrygo (90’ e 90+2’), Benzema (93’) - Mahrez (73’).
Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal, Militao, Valverde – Laporte, Sterling, Zinchenko.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao (Vallejo 115’), Nacho, Mendy, Modriç (Camavinga 76’), Casemiro (Asensio 75’), Kroos (Rodrygo 68’); Valverde, Benzema (Ceballos 104’), Vinicius (Lucas 115’).
Manchester City: Ederson, Walker (Zinchenko 72’), Dias, Laporte, Cancelo, Rodri (Sterling 90’), De Bruyne (Gundogan 72’), Bernardo, Mahrez (Fernandinho 86’), Jesus (Grealish 78’), Foden.
109' Ndeshja po shkon drejt fundit të vazhdimeve.

103' Lojë me ritëm, City në presion.

99' Lojë me emocione, një Real që po bën mrekulli.

94' Karim Benzema realizon nga penalltia për 3:1. 

91' Fillojnë vazhdimet.

Ndeshja në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90+1' Rodrygo si bishë, shënon sërish, 2:1 për Realin.

Real - Manchester City 3:1

Shënues: Rodrygo (90’ e 90+1’) - Mahrez (73’).
Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal, Militao - Laporte.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modriç (Camavinga 76’), Casemiro (Asensio 75’), Kroos (Rodrygo 68’); Valverde, Benzema, Vinicius.
Manchester City: Ederson, Walker (Zinchenko 72’), Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (Gundogan 72’), Bernardo, Mahrez 

90' Rodrygo barazon rezultatin.

Në minutën e 86-të, Joao Cancelo (Manchester City) gati shënoi duke lëshuar një goditje si rrufe, por portieri Thibaut Courtois mezi e ndali.

82' CIty afër finales.

80’ Pak shpresa për Realin.

Real - Manchester City 2:1

Shënues: Mahrez (73’).
Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal – Laporte.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modriç (Camavinga 76’), Casemiro (Asensio 75’), Kroos (Rodrygo 68’); Valverde, Benzema, Vinicius.
Manchester City: Ederson, Walker (Zinchenko 72’), Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (Gundogan 72’), Bernardo, Mahrez, Jesus (Grealish 78’), Foden.

75' Real Madridi afër eliminimit.

73' Riyad Mahrez shënon e shokon Real Madridin! Manchester City avancon me 0:1.

72' Reali nuk po e gjen rrjetën, Manchester City po tregon lojë.

65' Deri me tash janë dhënë tre kartona të verdhë.

63' Reali në presion por qetësi nuk ka as për Cityn.

Real - Manchester City 0:1

Shënues; Mahrez (73').

Kartona të verdhë: Modriç, Carvajal – Laporte.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modriç, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.
Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Jesus, Foden.
36' Lojë e fortë e pa gola deri me tash.

60' Nuk ka gola, rasti më i mirë u regjistrua në minutën e 46-të, Vinicius nuk shënoi në portën e zbrazur.

56' Ky rezultat 0:0, i shkon përshtati Manchester Cityt.

52' Reali e do me çdo kusht fitoren.

49' Nuk ka ende gola.

46' Vinicius Junior (Real Madrid) pati rast të mirë por nuk shënon.

Përfundon pjesa e parë, një lorë me ritëm por pa gola.

44' Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 4:3 në favor të Cityt.

41’ Lojë me kujdes të madh nga të dy ekipet në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champioons League.

34' Ndeshje me emocione, ende 0:0.

31' Edhe Cityt mjaft i rrezikshëm.

29' Nuk ka ende gola,  ndeshje me ritëm.

24' Nuk ka ende gola.

20' Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyer për të mohuar golin Bernardo Silva (Manchester City).

16' Kevin De Bruyne (Manchester City) prodhon një goditje të mirë që lundron në mesin e portës, por përpjekja e tij përfundon në duart e portierit.

12' Të dy ekipet po luajnë mirë.

10' Lojë e mirë.

7' Nuk ka ende gola.

 5' Të dy ekipet luajnë me kujdes të shtuar.

4' Benzema dështon nga një pozitë ideale, gjuan me kokë, mbi portë.

3' Atmosferë e zjarrtë në Madrid.

1' ' Fillon ndeshja.

Estadio Santiago Bernabeu është arena e ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat