Një tifoz me flamurin shqiptar, u fokusua për disa çaste nga regjia qendrore në supersfidën e Champions-it, mes Realit dhe Mançester Sitit në “Bernabeu”.
Teksa nisi të luhej shtesa e parë, tifozi pushtoi fushën, duke valëvitur flamurin kuqezi.
Në këtë moment, regjia e fokusoi kamerën diku tjetër, pasi me rregullore është vendosur, që mos reklamohen ata persona që futen në fushën.
Pas disa sekondash, tifozi me flamurin shqiptar, i cili vrapi drejt Benzemasë, u nxorr nga forcat e sigurisë teksa, ndeshja rifilloi normalisht. Duket se futja e flamurit shqiptar në fushë, i solli fat Realit, që gjeti golin e tretë pak minuta më pas.