Europa League do të mësojë sonte dy skuadrat finaliste. Shumë mundësi ka të shijojmë një finale gjermane, por mund të jetë edhe një derbin ishullor. Leipzig vuajti në takimin e parë ndaj Rangers, por ia doli të korrë një sukses minimal 1-0.
Gjithsesi, kampionët e Skocisë do të kërkojnë fitoren dhe kualifikimin me ndihmën e tifozëve të zjarrtë të “Ibrox Stadium”. Përballja e dytë gjysmëfinale fillon në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 4.
Sfida tjetër është Eintracht Frankfurt-West Ham. Gjermanët po shkëlqejnë këtë edicion në Europa League. Triumfi 1-2 në Londër afron Eintrachtin me finalen e 18 majit në “The Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.
Pavarësisht humbjes në shtëpi, djemtë e David Moyes nuk janë dorëzuar dhe besojnë te përmbysja e madhe në tokën gjermane, ndeshje që mund ta ndiqni në Supersport 3, duke filluar prej orës 21:00.