Ish presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Ai tregoi se me presidentin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë biseduan për futbollin në përgjithësi dhe mundësitë e zhvillimit të futbollit përmes bashkëpunimit me FIFA-n.
Ejupi thekson se Infantino është i mirinformur me sportin e Kosovës.
Këtë njoftim Ejupi e bëri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Gjatë një udhëtimi, takova rastësisht presidentin e FIFA-s Gianni Infantino me të cilin biseduam për futbollin në përgjithësi dhe mundësitë e zhvillimit të futbollit kosovar përmes bashkëpunimit me FIFA-n. Infantino një njëri modest i afërt dhe me kulturë të lartë sportive dhe po ashtu i mirinformuar me sportin kosovar dhe i uroj suksese futbollit në Kosovë. Ishte kënaqësi biseda me presidentin Infantino”, shkroi Ejupi në Facebook.