O nëna ime si luajnë futboll ata, Casemiro i mahnitur

Futboll

O nëna ime si luajnë futboll ata, Casemiro i mahnitur

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:54
O nëna ime si luajnë futboll ata, Casemiro i mahnitur

Reali i Madridit ka realizuar një tjetër përmbysje fantastike në Champions League, duke eliminuar kështu Manchester City-n në gjysmëfinale.

Casemiro ka folur për mikrofonin e “Movistar”-it pas sfidës, ku ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për mbërritjen deri në finale të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

“Përmbysjet? Kështu është ky klub. Kyçi, fraza kyçe e tij është:

‘Deri në fund të shkojmë Mbretëror’. Duhet të jemi të kënaqur dhe të lumtur, kemi eliminuar një ekip të madh me një trajner të madh…

O nëna ime, si luajnë futboll. Kjo është për njerëzit më shumë se çdo gjë tjetër. Po kënaqemi tani”, ka deklaruar Casemiro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat