Deçiqi dhe Deçiqi, për herë të dytë rresht është në finale të Kupës së Malit të Zi në futboll.
Skuadra shqiptare nga Tuzi rrëzon Iskrën e Danillovgradit, duke e mposhtur me rezultat 2:1, ndërsa në takimin e pare pati barazuar (1:1), duke u kualifikuar në finale.
Festë në Tuz, skuadër që beson e shpreson se do të fitojë trofeun pëe herë të parë në histori të ekzistimit.
Ashtu si vitin e kaluar, Deçiq ishte më i mirë në gjysmëfinale me fitoren ndaj Iskrës në ndeshjen e kthimit.
Mysafirët kaluan në epërsi me 0:1 me golin e Shahman në minutën e 60-të.
Ndryshimet e Deçiqit dhe hyrja e Danilo Peshukiqit, heroit të revanshit të gjysmëfinaleve të vitit të kaluar, i dhanë më shumë opsione mikpritësit në sulm dhe në minutën e 70-të, Jovan Nikoliç barazoi me një eurogol nga 25 metra në pjesën e sipërme të majtë.
Gjelaj asistoi edhe në golin vendimtar të Janketiqit në minutën e 76-të, pasi depërtoi në krahun e djathtë dhe shënoi. Finalja mes Deçiqit dhe Buduçnostit luhet me 29 maj në orën 20.30.