Dreshaj, shqiptari që po bën histori në Mal të Zi

Futboll

Dreshaj, shqiptari që po bën histori në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:12
Dreshaj, shqiptari që po bën histori në Mal të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi, për herë të dytë rresht është në finalen e Kupës së Malit të Zi.

Futbollistët e Deçiqit dje dhuruan lojë të madhe sidomos në 20 minutat e fundit, ku përmbysën rezultatin e Iskrës, duke fituar me 2:1.    

Skuadra nga Tuzi do të ballafaqohet në finale me Buduçnostin e Podgoricës e cila luhet me 29 maj (20.30).

Kush është president i klubit të Deçiqit, që po bën histori?

Është Pal Dreshaj, një burrë i matur e me vizione të qarta, i cili me punën që po bën me stafin e tij, ka lartësuar ekipin në nivelet më të larta. 

Dreshaj tani e dy vite e gjysmë është president i klubit, por për këtë periudhë ekipin dy herë e çoi në finale të Kupës së Malit të Zi dhe dy herë u kualifikuan në garat evropiane. 

Dreshaj po bën historinë me ekipin e tij dhe tani synon Kupën e Malit të Zi, për herë të parë të ekzistimit si klub, që u themelua në vitin 1926, para 96 viteve. Deçiqi renditet në vend të tretë me 50 pikë pas  32 jave në kampionatin malazez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat