Dy tifozë të West Ham United mbetën pa ndjenja dhe përfunduan në spital pasi u dhunuan nga një grup fansash gjermane në prag të ndeshjes me Eintrachtin e Frankfurtit.
Të mbështetësit e skuadrës angleze zunë në pritë nga një bandë e ultrasve të Eintrachtit teksa po ecnin përgjatë një rruge në orën 18:30.
Ata qëndruan në spital të enjten, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë pas sulmit nga rreth 50 persona, shumica me maska.
Policia e Frankfurtit tha se ishin të “turpëruar” për sulmin ndaj tifozëve të pafajshëm të West Ham United.
Më shumë se 30 persona u arrestuan dhe u mbajtën në paraburgim gjatë natës. Policia tha se gjermanët përbënin numrin më të madh të të arrestuarve.
Mëngjesin e kësaj të enjteje, pas disa sulmeve sporadike ndaj mbështetësve të skuadrës londineze, rreth 800 tifozë të West Ham marshuan në zonën e “Dritave të Kuqe”.
Ata u larguan nga lokali O’Reilly dhe u drejtuan për t’u përballur me rivalët gjermanë. Por ata u rrethuan nga policia dhe nuk arritën të shkonin deri në “fushëbetejë”. 15 tifozë gjermanë u arrestuan gjithashtu në zonën e Dritave së Kuqe për sjellje të dhunshme.
Zyrtari i policisë gjermane, Thomas Hollerbach, tha për “Mailonline”: “Ndihemi të turpëruar për këta tifozë të Frankfurtit. Nuk më pëlqen t’i quaj fansa.
Sjellja e tyre ka qenë e tmerrshme kundër tifozëve të West Ham United. Ata thjesht i sulmuan sepse mbështesin një skuadër tjetër, pra sepse janë nga tifozë të West Hamit ose nga Anglia".