Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Ballkanit në Therandë.
Ballkani duket se nuk e ka pasur motivin pas shpalljes kampion i ri i Kosovës, ndërsa Malisheva importon tre pikë të mëdha në luftë për të ikë nga zona e barazhit.
Për Malishevën shënuan Ronald Sobowale (11’), Hyseni (41’), Shabani (62’) dhe për Ballkanin realizoi Rrahmani (61’).
Ballkani kryeson me 70 pikë dhe Malisheva zë vendin e shtatë me 43 pikë pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës.