Për Vllazninë, është “count down”-i final për Europën. Dinamo këtë të enjte në “Elbasan Arena” dhe pastaj sfida me Kukësin në “Loro Boriçi”. Skuadra e Elvis Plorit, me një fitore ndaj Dinamos, mund të parakalojë verilindorët, duke marrë vendin e katërt që iu siguron pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale. Për Dinamon, gjithçka është e mbyllur, ndeshjet e fundit luhen thjesht për të respektuar kalendarin.
Dinamo – Vllaznia (“Elbasan Arena”)
Formacionet:
Dinamo: Simoni, Malikiji, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Reginado.
Trajner: Rodolfo Vanoli.
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori.