‘Zoti duhet të zbresë dhe të shpjegojë’ se si fitoi Real Madridi

Futboll

‘Zoti duhet të zbresë dhe të shpjegojë’ se si fitoi Real Madridi

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:51
Vinicius dhe Benzema

E përditshmja spanjolle Marca ka shkruar një titull interesant pas ndeshjes gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, pas së cilës futbolldashësit ende po mundohen të kuptojnë se si arritën madrilenët që të rikthenin rezultatin nga 5-3 në 6-5.

“Zoti duhet të zbresë dhe të shpjegojë këtë,” thuhet në titullin e Marcas.

“Real Madrid, në finalen e Ligës së Kampionëve, me një tjetër mrekulli nga Bernabeu”, ka shkruar gazeta në mbititull.

Manchester City dukej se po shkonte drejt finales mbrëmë, me një gol nga Riyad Mahrez, në minutën e 73-të, duke e thelluar rezultatin në 5-3, por gjithçka ndryshoi në minutat 90 dhe 91, kur Rodrygo shënoi dy gola të njëpasnjëshëm, duke e barazuar rezultatin në 5-5. Pasi shkuan në vazhdime, Reali fitoi një goditje nga pika e bardhë, për shkak të një ndërhyrjeje të palejueshme. Benzema, me gjakftohtësinë e tij, e konkretizoi gjuajtjen, duke e vulosur fitoren me rezultat të përgjithshëm 6-5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat