Kosova U-16 me gjithë lojën e mirë nuk ia doli në përballje me Maqedoninë e Veriut, në takimin që u zhvillua në Shkup, në ndeshjen e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s.
Ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.
Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Dimitrijeskit, ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë me golin e Gashijanit.
Ndryshe në penallti, Maqedonia ishte më e suksesshme duke fituar me 4:3.
Kosova ka një fitore me 2:0 ndaj Hondurasit dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, me 8 maj.