Real Madridi po e kërkon me ngulm talentin, Aurelien Tchouamenin.
Mesfushori francez ka treguar performanca të mira me Monacon, duke tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Sipas mediumit spanjoll, AS, Real Madridi është në bisedime të avancuara me klubin francez, Monaco për talentin 22-vjeçar.
Edhe Tchouameni edhe agjenti i tij e duan transferimin në kryeqytetin spanjoll, por çmimi për ta blerë është një problem.
Monaco po kërkon 70 milionë euro, çka është një shumë e papërballueshme për “Los Blancos”.
Ata do të tentojnë ta zbresin të paktën për 10 milionë euro shumën.