Deçiqi i Tuzit po shënon rezultate të lakmueshme në dy vitet e fundit në kampionatin malazez dhe dy herë rresht është edhe në finalen e Kupës së këtij shteti.
Deçiqi së shpejti do të ketë stadiumin e ri, me tre mijë ulëse.
Lajmin e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, Pal Dreshaj.
“Kemi siguruar mjetet. Kemi nënshkrua kontratën me kompani ndërtimi dhe veç presim të fillojnë punët.
Gjithashtu jam në kërkim të truallit për një qendër trajningu me disa fusha për akademi të futbollit sepse një fushë ndihmëse nuk mjafton.
Kam gjetur investitor edhe për këtë projekt”, tha Dreshaj.