A do t’i rikthejë Ferizaj lojtarët që luajnë në klubet tjera?

Futboll

A do t’i rikthejë Ferizaj lojtarët që luajnë në klubet tjera?

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:02
Lulzim Abazi dhe Armand Duka

Ferizaj e ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.  

Tani Ferizaj mendon për Superligë, për faktin se duhet të përforcohet edhe më shumë në çdo repart për një paraqitje sa më të mirë.

Synimi i klubit është që të arrijnë rezultat sa më të mira në Superligë.

Flitet e përflitet se Ferizaj synon t’i rikthejë shumicën e futbollistëve që luajnë në klubet tjera në Kosovë.

Raportohet se disa i kanë në objektiv dhe së shpejti pritet edhe të nisin bisedimet. 

Afati kalimtar ende ka kohë por duket se drejtuesit e Ferizajt do t’i bien në gjurmë lojtarëve sa më herët që është e mundur.

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, i ka të qarta të gjitha, ai pritet së shpejti të thotë fjalën përfundimtare për përforcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat