Eintracht Frankfurt - Rangers, finalja e madhe e Europa League!
Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, është në finale të Europa League në futboll.
Eintracht Frankfurt ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës angleze West Ham, në takimin e kthimit të gjysmëfinales.
Mysafirët u përpoqën por nuk dolën me rezultat të mirë nga Frankfurti.
Futbollisti Borrea në minutën e 26-të shënoi për Eintracht Frankfurtin.
Në minutën e 17-të, Cresswell i West Ham u përjashtua me karton të kuq.
Eintracht Frankfurt edhe takimin e parë e ka fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 kualifikohet në finale.
Rangers nga Skocia është në finale, pasi e mposhti me rezultat 3:1 Leipzig, duke e përmbysur humbjen e sfidës së parë me 1:0.
Për Rangers shënuan Tavernier (19'), Kamara (24'), Lundstram (81') dhe për Leipzig Nkunku (71').
Rangers kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2.