Roma - Feyenoord, do të takohen në finalen e Conference League në futboll.
Roma e mposhti me rezultat 1:0 Leicester Cityn, në takimin e kthimit që u zhvillua në “Olimpico” në Romë.
Ndeshja u shikua nga 63.940 shikues, duke iu gëzuar kualifikimit të romakëve.
Gjysmëfinalja e parë ka përfunduar 1:1, kësisoj Roma me rezultat të përgjithshëm 2:1 kualifikohet në finale.
Futbollisti Abraham në minutën e 11-të shënoi për fitoren e madhe të romakëve.
Marseille si vendas ndahet baras (0:0) me ekipin holandez, Feyenoord dhe eliminohet.
Ndeshja e parë në Roterdam përfundoi 3:2 në favor të Feyenoord-it, kësisoj kualifikohet.