Karim Benzema është lideri i ri i Real Madrid dhe për këtë nuk ka askush dyshime.
Një lider ashtu siç duhet, pasi përtej egoizmit të lindur të shumè sulmuesve, ai vë ekipin dhe shokèt e skuadrës para sukseseve personale.
Kjo është kuptuar më së miri në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Mançester Sitit. Luheshin minutat shtesë të takimit dhe rezultati ishte 2-1 për Real Madrid, kur francezi fitoi penalltinë që më pas do ta transformonte po vetë duke shënuar golin që do të rezultonte ai i kualifikimit. Por Benzema në ato momente nuk mendoi pèr veten, por për njè nga shokèt e skuadrës.
Rodrigo kishte shënuar dy gola në minutat 90 dhe 91 të sfidës, duke kthyer në lojë në mënyrë të pabesueshme madrilenët dhe kamerat e “El Golazo de GoL” në Spanjë, kanë filmuar momentin kur Benzema, para goditjes iu drejtua pikèrisht 21-vjeçarit brazilian.
“A dëshiron?”, ishte pyetja e sinqertë e tij pèr futbollistin, duke i dhënë mundësinë të gjuante nga pika e bardhë për të realizuar njè tregolësh që padyshim do të ishte i paharrueshèm pèr Rodrigon. Por ky i fundit refuzoi, duke ia lënë në dorë kapitenit të vendoste fatin e sfidës, siç ndodhi me atë penallti të ekzekutuar saktèsisht.