Në kohën që negociatat në mes të Ousumane Dembeles dhe Barcelonës për rinovim të kontratës po vazhdojnë, vjen një kërkesë specifike nga ana e francezit.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Spanjë, sulmuesi anësor i ka kërkuar klubit katalunas trajtim special fizik në mënyrë që të parandalohen lëndimet.
24-vjeçari po ka vazhdimisht probleme me dëmtimet e shpeshta, andaj kërkon një garanci, për aq sa është e mundshme, që kjo gjë të trajtohet më seriozisht.
Me ardhjen e Xavi Hernandez lojtari është kthyer në një pikë të fortë në formacionin “blaugrana”, e për rrjedhojë edhe interesimi i klubit për ta mbajtur atë është i madh.
Gjatë këtij sezoni me 26-herë kampionët e Spanjës, Dembele ka shënuar një gol dhe ka asistuar 11 herë në La liga.